Të Premten, përsëri në një mtitng në Louisiana, Presidenti i zgjedhur Donald Trump ritheksoi premtimin e bërë më parë se kompanitë që i lëvizin produktin jashtë Shteteve të Bashkuara, do të paguajnë një “taksë vërtet të rëndë”.

Trump tha:  “Ne nuk duam që kompanitë të lënë vendin tonë; që të shkojnë në një vend tjetër dhe  të vijnë t’i shesin produktet përsëri këtu në vendin nga ku janë larguar. Ne tani i kemi njerëzit pa punë. Ata kishin punuar për vite të tërë. Le të marrim kompaninë “Carrier”. Ky është një shembull i madh. Ne bëmë një punë të madhe me Carrier, ju e dini; kishin një vit e gjysmë që i kishin ndërtuar planet dhe kishin nisur për fabrikat jashtë vendit. Por e anulluan vendimin, duke kursyer këtu njëmijë vende pune…

Nuk mund të largohen kompanitë, sepse do të kenë taksa shumë të larta për të paguar kur të vinë të shesin mallrat e tyre po në vendin tonë. Le të shkojnë, në rregull- të shkojnë, por kur të vijnë këtu për të shitur produktin, taksat do të jenë të tmerrshme.

Kjo tashmë nuk është një përrallë, por një e vërttetë, për secilin që do të largojë biznesin nga vendi”

“Ne kemi humbur 70,000 fabrika në këtë vend. Ne kemi shumë kompani, në këta dy muajt e fundit, që janë në bisedime për t’u larguar. Kështu kam dëgjuar Por nuk do ta lejojmë që të ndodhë…”, tha Trump.

/Veritas.com.al/