Nga LOUIS NELSON/

Presidenti Donald Trump tha ditën e mërkurë se nëse gjykata federale do të marrë një vendim kundër urdhrit të tij ekzekutiv, kjo do t’i kushtojë rëndë vendit; “sigurisë dhe mbrojtjes që ne gëzojmë”.

Avokatët e Departamentit të Drejtësisë të martën kërkuan të pezullonin një tufë komponentësh kyçë që përfshijnë të gjithë vendin; komponentë të cilët i përkasin urdhrit kontroversial të presidentit Trump për të ndaluar një sërë individësh nga shtatë shtetet me maxhorancë Islamike që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Ky pezullim u vu në zbatim nga gjyqtari federal ne Seattle, dhe paneli i përbërë nga tre gjyqtarë nga Gjykata e 9-të e Apelit shfaqi sjellje skeptike kundrejt argumentit të qeverisë për ta zhbërë këtë pezullim.

Gjykata e Apelit nuk bëri asnjë seancë këtë të Martë por një nga tre gjyqtarët tha se kjo seancë do të zhvillohej “sa më shpejt të ishte e mundur.”

“Nëse Shtetet e Bashkuara nuk e fitojnë këtë çështje, që në fakt duhet fituar patjetër, ne kurrë nuk mund të jemi të mbrojtur dhe të sigurt plotësisht. Politika!” ka shkruar Trump në Twitter mëngjesin e së mërkurës.

Nuk është hera e parë që presidenti i kundërvihet fuqive gjyqësore që pengojnë rrugëtimin e tij. Të shtunën, presidenti Trump i është referuar Gjyqtarit të Gjykatës së Distriktit, James Robart, gjyqtari nga Seattle, i cili fillimisht e pezulloi urdhrin e presidentit, si “i ashtuquajturi gjyqtar”  dhe e konsideroi urdhrin e tij të pezullimit si “të tmerrshëm” dhe “qesharak” nëpërmjet disa postimeve në Twitter.

Këto postime u pasuan nga të tjera ditën e diele në rrjetin e tij të preferuar social, ku ai shkruante se “Gjyqtari sapo i ka hapur dyert e Amerikës terroristëve  dhe atyre që nuk kanë qëllime të mira në zemrat e tyre. Njerëzit e këqij tashmë janë shumë të lumtur!”

“Nuk mund ta besoj një gjyqtar që e vendos vendin e tij në një rrezik të këtillë. Nëse diçka ndodh, vërjani fajin atij dhe sistemit gjyqësor. Njerëzia do të derdhet këtu. Keq!” shton Trump.

/Veritas.com.al/