Presidenti Donald Trump ka lëshuar edhe një sulm tjetër mbi prokurorin e Pqërgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, duke e quajtur “i dobët”.

Sulmi i tij më i fundit përmes Tëitter vjen mes raportimeve që jep media se presidenti po këshillohet me këshilltarët e vet për mundësinë e largimit nga detyra të prokurorit të përgjithshëm.

Ditën e Hënë, zoti Trump e quajti zotin Sessions si “i rrethuar” në një postim tjetër.

Zoti Trump e ka bërë të qartë se është i pakënaqur me zotin për mënjanimin e vetvetes nga hetimet e FBI mbi lidhjet e dyshuara të Rusisë me zgjedhjet e vitit 2016.

“Prokurori i përgjithshëm Jeff Sessions ka marrë një pozitë SHUMË të dobët mbi krimet e Hillary Clinton (ku përfshihen emailet dhe serverët DNC) plus rrjedhjet e Intel!” shkroi zoti Trump sot e Martë.

Në një postim pak më parë ai ka shtruar një pyetje tjetër pse zoti Mr Sessions nuk po kërkonte një raport tjetër në fillim të vitit ku zyrtarët e Ukrainës kanë kërkuar që të ushtrojnë influencë vitin e kaluar në favor të rivales Demokrate të presidentit Trump….

“The Washington Post” raporton se zoti Trump ka pyetur një këshilltar se si mund ta presë media konservatore largimin e zotit Sessions.

Veritas.com.al/