Kandidat Republikan për President i SHBA, Donald Trump, mbajti një fjalim mbi programin ekonomik ku deklamoi planin për taksat e reja, ndërsa protestuesit rregullisht e ndërprisnin atë.

Trump tha se plani i tij mund të impononte një moratorium të përkohshëm sipas rregullave federale, duke reduktuar taksat për të ardhurat dhe taksat për korporatat; gjithashtu duke stabilizuar një provizion p-ër prindërit që punojnë me kujdesin ndaj fëmijëve.

Ai tha në Klubin Ekonomik në Detroit, vendi ku diskutohen politikat mbi vizionin ekonomik, se politikat e mbështetura nga Hillary Clinton, oponente e tij Democrate, e kanë dëmtuar ekoniminë e Michiganit.

 

“Ajo është kandidate e të kaluarës”, tha Trump. “ne jemi të së ardhmes”.

(Sipas Reuters)