-Henry Kissinger, Ish-Sekretari i Shtetit Henry Kissinger na ofron një kuptim të ri të politikës së jashtme të Presidentit Donald Trump dhe parashikon suksesin e saj-

-Kissinger dikur shkruante “të dobëtit forcohen përmes paturpësisë, të fortët dobësohen përmes vetëfrenimit”.-

Nga Henry Kissinger dhe Dick Morris/

“Çdo vend tani duhet të marrë në konsideratë dy gjëra:

E para, perceptimi që presidenti i mëparshëm apo presidenti në largim, në mënyrë bazike e tërhoqi Amerikën nga politika ndërkombëtare, kështu që pasardhësit i duhej të bënte vetë vlerësimin e nevoja të tyre.

Së dyti, ka një president të ri që po bën shumë pyetje jo familjare. Dhe për shkak të kombinimit të vakuumit të pjesshëm dhe pyetjeve të reja, dikush mund ta marrë me mend që si rezultat del diçka e re dhe e jashtëzakonshme”.

Më pas Kissinger e thotë hapur: “Trump vë Amerikën dhe popullin e saj të parën. Kjo është arsyeja pse njerëzit e duan dhe kjo është arsyeja pse ka për të qëndruar gjatë në detyrë. Nuk ka asgjë të vetme të gabuar me të dhe njerëzit duhet t’i hapin sytë”.

Kissinger njëherë shpjegoi se si ai dhe Nixon menduan që ishte e rëndësishme të bindnin liderin sovjetik Brezhnjev se presidenti i SHBA ishte i paparashikueshëm dhe i aftë për gjithçka. Përmes një strategjie të tillë, Trump e ka mbajtur Korenë e Veriut nën kontroll dhe bëri që Kina të pranonte sanksionet mbi njerëzit dhe kompanitë e saj që bënin biznes me Phenianin.

Kur mburret që ka një “buton të kuq më të madh” se Kim Jung Un, ai e tejkalon retorikën frikacake të së kaluarës dhe imponon një njohje të re të fuqisë amerikane.

Kissinger dikur shkruante “të dobëtit forcohen përmes paturpësisë, të fortët dobësohen përmes vetëfrenimit”. Asnjë fjali tjetër nuk mund t’i përshkruajë më mirë marrëdhëniet SHBA-Kore e Veriut.
Trump e përbuz vetëfrenimin dhe e kupton blofin e paturpësisë së Koresë së Veriut.
Ashtu siç do të kishte bërë edhe vetë Kissinger.

Ajo çka do të thotë është që kontrasti midis tërheqjes së Amerikës nën Obamën dhe shfaqja e re e fuqisë nën Trumpin krijon një dinamikë të re që duhet ta marrë në konsideratë secili prej aleatëve apo armiqve tanë.

Ata u rritën të vetëkënaqur me pasivitetin e Obamës dhe tani i druhen aktivizmit të Trumpit. Dhe u duhet të gjejnë një ekuilibër midis të dyja në zhvillimin e politikës së tyre.

Ata e kuptojnë që supozimet e vjetra, të katalizuar nga preokupimi i Bushit me Irakun dhe refuzimi i Obamës për të udhëhequr tashmë janë të tejkaluar. Kështu, Trump po imponon llogaritje të reja me një fuqi të re prapa interesave amerikane.

Ata – brenda e jashtë – që i hipën qerres së vjetër tani shqetësohen se ajo do të përmbyset.

Por, siç e thotë qartë Kissinger, Trump “është një lider i vërtetë” në çështjet botërore dhe ai po imponon ndryshime në politikën e jashtme që vënë Amerikën të parën. (Përktheu: Syri)

Veritas.com.al/