Presidenti Donald Trump do të vendosë nëse do ta mbajë Shtetet e Bashkuara në Marrëveshjen e Klimës së Parisit pas takimit të shtatë vendeve më të zhvilluara industriale të këtij fund- muaji.

Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer iu tha reporterëve se do të ketë një afat të ri ditën e Martë.

“Presidenti ka qenë në një takim me ekipin e tij për të diskutuar vetëm për këtë çështje, dhe do të bëjë një njoftim mbi marrëveshjen sapo të kthehet nga Samiti i G-7,” – tha Spicer, duke iu referuar takimit të të shtatëve më 26 dhe 27 Maj në Itali.

Ai vazhdoi: “Arsyeja pse po kërkon këshilla nga ekipi i tij është se kërkon opsione dhe pas kësaj të ndjekë opsionin më të mirë. Por nuk po iu them se cilin opsion do të ndjekë”- tha.

/Veritas.com.al/