Pas dilemave dhe debateve të gjata, trupi i piktorit të njohur surrealist, Salvador Dali, u zhvarros sot për një test atësie, pas një urdhri të lëshuar nga një gjykatës spanjoll në muajin qershor.
I nderuar për veprat e tij, të tilla si orët që shkrihen në pikturën e vitit 1931 “Këmbëngulja e kujtesës”, dhe i dallueshëm për formën e mustaqeve të tij , Dali vdiq nga infrakti në moshën 84-vjeçare në vitin 1989, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Mendohej se Dali nuk ka pasur fëmijë.
Por një grua spanjolle, 61 vjeçe nga qyteti i Gironaa, e bindi gjykatën se Dali duhet të zhvarrosej për t’iu nënshtruar testit të atësisë dhe për të zbuluar nëse ajo është ose jo vajza e artistit.
Ajo ka kërkuar që të njihet ligjërisht si vajza e Dalit, që pas kësaj të ketë mundësinë e të drejtës së pronës dhe artit të tij.
Ajo ka pohuar se nëna e saj ka qenë e punësuar në shtëpinë e Dalit, në mesin e viteve të 50-ta dhe të dy kishin pasur një marrëdhënie sekrete dashurie.
Dali është varrosur midis shumë veprave të tij nën kupolën e qelqtë të ”Teatrit dhe Muzeut Dali’” në Figueres, një qytet në provincën e Girona, Katalonjës, Spanjë.
Fondacioni ”Gala-Salvador Dali”’ pritet të mbajë nesër një konferencë shtypi lidhur me zhvarrosjen e trupit të piktorit.
Veritas.com.al/