
Gertini Aliu 44-vjeç, u arrestua në Belgjikë, pasi ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.
Mësohet se Gertini Aliu në disa episode del në dosjen e Prokurorëve, teksa bisedojnë në Sky me Redi Tushën (vëllanë e bodigartit të ish-kryeministrit Sali Berisha) si dhe me Erigels Presit, Genci Telollarit.
Sipas informacioneve Gertini Aliu, shërbente si ndërmjetës mes grupit shqiptar dhe atij italian të drejtuar nga Erigels Presi.
Pjesë nga dosja:
“Referencat për figurën e Redi Tushës si shtetas shqiptar që nga Shqipëria ishte në gjendje të furnizonte me heroinë të pastër grupin që drejtohej nga Erigels Presi, dalin që nga muaji tetor 2021, me rastin e bisedave të përgjuara ambientalisht mes Presit dhe Telollarit dhe mes këtyre edhe Gerti Aliu, i cili ndërmjetësonte kontaktet me trafikantët shqiptarë të drogës. Në veçanti, më 14.10.2021, gjatë një bisede të përgjuar mes Presit dhe Telollarit, ky i fundit kërkonte konfirmim nga Presi se personi me të cilin Gerti Aliu ishte në kontakt me një që quhej Redi Tusha, duke sqaruar se pak më parë, gjatë një video telefonate me vetë Gertin, i kishte parë së bashku: “do të vijë Gerti dhe do të flasë personalisht (…) më tha për një vend tjetër. Duhet të gjejmë një magazinë (…) për ta mbajtur (…) si the ti? Tusha (…) po, Tusha! (…) Redi! (…) ishte ai më parë në dhomë (…) me Gertin”.
Rezulton se Gertin Aliu jo vetëm ka njohje me Adi Çoba, por i referohet “Bazholit” si emër që ka një rëndësi. Gertin Aliu rezulton të ketë njohje dhe me Orges Mollën. Ky i fundit rezulton në përgjimin telefonik, përshkruar më sipër, por dhe nga përgjimet ambientale të përgjuara nga Autorietet Italiane, si person i dyshuar në gjetjen dhe shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit “Heroine”.
Komente