(FOTO: Këngëtarja Anita Take)/

Në moshën 83  vjeçare, këngëtarja e mirënjohur, Anita Take, u nda nga jeta sot pasdite.

Anita iu kushtua skenës dhe këngës që në moshë të re.

Krahas zërit dhe pasionit për këngën, ajo pati edhe një fat tjetër të bardhë në jetë, sepse u njoh dhe lidhi jetën e përjetshme me një nga kompozitorët më të shquar të muzikës dhe me themeluesin e muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodani. Kjo lidhje e saj me një artist dhe një mjeshtër të kompozicionit, bëri që Anita Take brenda një kohe relativisht shumë të shkurtër, të bëhej këngëtarja më e kërkuar për artdashësit shqiptarë.

Kjo ndoshta e bëri Anita Taken të jetonte “nën hijen” e një artisti të madh dhe u duk sikur “nuk ishte”. Por zëri i saj krejt i veçantë “i ngrinte” njerëzit edhe në rrugë po ta dëgjonin.

Sa shumë këngë ka kënduar dhe sa shumë dashamirës kishte Anita!

Debutimin e saj të fundit e ka bërë në spektaklin “Njëqind këngët e shekullit”.

Për kontributin e dhënë në muzikë dhe në këngë, ajo është dekoruar nga presidenti i Republikës me titullin e lartë: “Naim Frashëri i Artë”.

/Veritas.com.al/