Uji që është grumbulluar nga reshjet e papeshuara ka dominuar gjithë autortradën Tiranë- Durrës. Trafiku automobilistik është bllokuar dhe disa mjete janë zhytur në ujë. Edhe foto ilustruese e marrë nga vendi i ngjarjes e dëshmon.

Situata po përkeqësohet, drejtuesit e automjeteve kanë bërë thirrje në Emergjencat Civile për ndihmë.

‘Ne autostradën Tiranë-Durrës, përballë karburant Kastratit është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra’, njofton Policia.

“Policia Rrugore ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin. Policia Rrugore ka dërguar përforcime me patrulla shtesë.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe rritjen e kujdesit në rrugë gjatë drejtimit të automjetit.

Të telefonojnë në numrin 112 dhe shërbimet e Policisë rrugore dhe ato të rendit do t’ju vijnë në ndihmë menjëherë”, bën me dije Policia.

Veritas.com.al/

d396fde8-952c-45f1-9809-733f206e3e20-1024x576