Updated/
Dymbëdhjetë të plagosur, mes të cilëve tre fëmijë, regjistrohen në avionin e fluturimit transatlantik të kompanisë së fluturimeve “United” , i cili sot në mëngjes bëri ule të detyruar në Irlandë.
Lajmi:
Gjashtëmbëdhjetë vetë janë plagosur pas një uljeje emergjente që bëri një nga aeroplanët transatlantik në Republikën e Irlandës.
Katërmbëdhjetë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit u dërguan në spital nga Aeroporti Shannon rreth orës 06:00 BST.
Aeroplani i United Airlines po fluturonte nga Houston, Texas,drejt aeroportit Heathrow të Londrës.
Ulja emergjente u shoqërua nga kodi:”turbulencë e egër dhe e papranueshme”, tha në njoftimin e vet stafi i kompanisë.
Pasagjerët e plagosur dhe anëtarët e ekipit u dërguan në Spitalin Universitar Limerick për trajtim mjekësor.
Avioni Boeing 767-300 kishte në bord 207 pasagjerë dhe 13 anëtarë të stafit.
“Avioni ndryshoi drejtim drejt Aeroportit të Shannon në Ireland ku priste personeli mjekësor” , thanë përfaqësues të airline.
“United Airlines po siguron mbështetje ndaj pasagjerëve dhe stafit të avionit UA-880.”
(Sipas BBC)