“Unë Donald J. Trump, solemnisht betohem se do të kryej detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara me besnikëri, dhe do të jap më të mirën time që ta mbroj dhe ruaj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Zot më ndihmo!”.

Këto  janë fjalët e formulës së Betimit të Donald Trump si president i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot në ora 06. 00 (sipas orës tonë).

Inaugurimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, është emërimi zyrtar i tij për mandatin e ri në zyrën presidenciale. Betimi është i vetmi detyrim pjesë e inaugurimit, që administrohet nga kreu i Gjykatës Supreme në shkallët e ndërtesës së Capitol në Uashington.

Përgjatë viteve, traditat e inaugurimeve presidenciale kanë ndryshuar dhe prej kohësh, në ceremoninë inauguruese Presidenti mban një fjalim dhe më pas organizohet një drekë në Shtëpinë e Bardhë.

Që prej vitit 1937, çdo inaugurim është mbajtur më 20 janar në mesditë. Nëse data 20 janar rastis të jetë e diel, Presidenti betohet privatisht e më pas edhe në një ceremoni publike në ditën e ardhshme.

Presidenti Trump, sot më 20 Janar, do të ngrejë dorën e tij të djathtë, dhe të majtën do ta vendosë mbi Bibël e para kreut të Gjykatës Supreme, dhe do të thotë betimin.

/Veritas.com.al/