Aldo Shala, Jurist/
Per s’dyti here po me duhet me shkru ne lidhje me Dhjet’orin e Dyte! Por ma don mènia se para se me fole per te dytin duhet me fole pak per te parin!
Ne ate dhjetor te 1990, ne ato tubimet ne qytet “Studenti” pata dale dhe une nje dite. Dola bashke me nje shok, te cilit sot i permendet fort emni ne publik. Ate dite qendrova gjate aty dhe mora vesh se shumica e tribunes ishte ne lidhje te forta me Partine e Punes. Shkova ne shtepi i deshprum. Nuk u ktheva mà aty deri me 20 shkurt 1991; dite kur u rrezu statuja e Enver Hoxhes. Me thane te drejten nuk dola per mbeshtetje politike, por personale pasi ne greve te urise kisha do shoke e dashamire.
Ne vazhdimesi me bindje te plote kam refuzu çdo angazhim politik me PD-ne pasi gjithmone e kam qujt zgjatim te Partise se Punes. Ne kritikat karshi kesaj Partie kam qene i kursym per faktin e pjesmarrjes ne te te shume shokeve te mij, dhe nje angazhim i imi kunder kesaj Partie mendoja se do te lendonte dhe keta shoke e dashamire te cilet sakrifikuan boll per mbarevajtjen e saj.
Por megjithe sakrificat e tyne ata nuk munden me ndiku ne politikat e kesaj partie, pasi kreu ishte uzurpu nga neo dhe kriptokomunista. Prodhimi i dhjetorit 90′ ishte masakra ne pronesi, ne drejtesi, ne sistemin e sigurise kombetare dhe ne çdo kànd te jetes shoqnore! Permbledhtas, e gjithe kjo zhbjerrje vlerash qe jetojme sot eshte prodhim i dhjetorit 90′!
Dhe ja ku mberrijme ne dhjetorin e vitit 2018, ku rinia nga karriget e lokaleve doli e rrethoi Ministrine e Arsimit. E per çka gjithe kjo pune?! Se disa kafepires profesioniste nuk dashkan me pagu provimin pasi kane mbète ne te parin! Me thane te drejten kerkese ma idiote une nuk kam degju! Po pse u dashka me pagu une se ketij studentit i perton prapanica me studiu?!!! Pra siç shkrova dhe para do ditesh keta dalkan me protestu per me sanksionu si te drejta tekat e veta!
Ajo qe e ban ma qesharake kete proteste asht fakti se udhehiqet edhe nga “Organizata Politike”, e cila ka adoptu sloganin; Jo Politike! E keta “jo” politikane nuk ngurrojne te bajne pjese te protestes dhe do simbole politike komuniste si grushti a ku di une se çka tjeter!
Keta protestues sot perzunè nga protesta e tyre dhe banoret e Astirit; a thu se keta ishin anetaret e Qeverise Shqiptare qe kishin rrit tarifat e arsimimit! Sipas ketyne vetem protesta ku marrin pjese keta asht e drejte; te tjerat jo. Po a i bane keta thirrje prinderve me marre pjese ne proteste?! A thu do kete ndonje student nga zona Astirit?!!!
Pyetja qe i shtroj une ketyne protestuesve asht se kujt ja drejtojne keta kerkesat?! A ja drejtojne Qeverise? Po qeveria asht institucion politik apo apolitik?!
Per mos u ba fort i lodhshem me keto pyetje, tham se protesta e studentave asht nji proteste e telekomandume nga kasta politike e korruptume shqiptare! Per kete arsye u baj thirrje studentave te pakompromentum te ndryshojne kahun e kesaj proteste duke e ba ate thellesisht politike. Kjo proteste nese don me shkallmu kasten politike 28+46 vjeçare duhet te vène ne krye te kerkesave ndryshimin e sistemit zgjedhor, qe vota e tyne te kete forcen e duhun per me ndryshu rranjesisht sistemin politik shqiptar!
Duhet te kerkojne pjesmarrjen e drejtperdrejte te qytetareve ne qeverisje nepermjet referendumeve dhe pjesmarrjes se qytetareve ne dhanien e drejtesise!
Nese kesaj here nuk sanksionhen do rregulla te cilat do na çojne drejt shtetit te se drejtes, atehere asht e garantume sundimi i kastes politike aktuale edhe per nje brez tjeter!
Por kesaj here nuk do hesht nga frika se mos lendoj kend, por me te madhe do te deklaroj :
SE UNE NUK JAM DHJET’ORIST!
Veritas.com.al/