Miratimi në Kuvend i Reformës në Drejtësi ka prurë pas tij procesin e gjatë të aplikimit të Reformës. Këtu kanë dalë shumë probleme. Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, përmes një thirrjeje publike, ka lënë të nënkutohet se Reforma po përdoret si “flamur fitimtar” që kërcënon gjykatësit.
Sideomos procesi i Vettingut, i parashikuar nga “Reforma”,- thonë gjykatësit, po përdoret si mjet shantazhi ndaj gjyqtarëve. Vettingu është momenti reformator kur verifikohet figura e gjykatësve dhe ku jepet “drita jeshile” të jesh apo të mos jesh! Politika qeveritare ka lënë të kuptohet se “tashmë iu kemi në dorë, të dashur gjyqtarë!”. Në qoftë se nuk do të ndërpritet ky sulm mbi gjykatësit, atëhere Reforma kthehet në të kundërtën e qëillimit me të cilin nisi, lënë të nënkuptohet gjyqtarët në letrën e tyre të bërë publike sot.
“Me keqardhje të madhe kujtojmë se gjatë kësaj kohe, mbi të gjithë gjyqtarët e të gjitha shkallëve, përfshi edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, është ushtruar një presion i jashtëzakonshëm politik e mediatik, shpeshherë pa të drejtë, duke i përbuzur, fyer madje edhe kërcënuar”, thotë Unioni Gjyqtarëve.
Procesi i vettingut, duhet të zhvillohet tashmë mbi baza të qarta kushtetuese dhe jo sipas orientimeve të partive politike-, është kërkuar dhe mirëpritur që në krye të herës nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë.
Unioni thotë se e ka mirëpritur Reformën në Drejtësi, madje thotë se “ në Opinionin përfundimtar dhe ndryshimet Kushtetuese, gjetën vend rreth 90% e vërejtjeve dhe rekomandimeve të Unionit”.