Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, ka thënë se dje kanë marrë një letër kërcënuese në emër të “Shtetit Islamik”- sipas Express në Kosovë.

Ai ka thënë se arsyeja e mosmbajtjes së ceremonisë për 47 vjetorin e themelimit të  Fakultetit Filologjik, është kërcënimi që kanë marrë përmes një letre në emër të “Shtetit Islamik”.

“Do t’ju sulmojmë me datën 15 shkurt dhe shihemi te Zoti”, shkruante letra e lënë në sallën ku planifikohej të mbahej ceremonia, ka treguar Hoti.

Prorektori Hoti ka theksuar se letrën nuk mund ta bëjë publike pasi ajo i është dorëzuar Policisë.

/Veritas.com.al/