Mbretëresha Elizabeth ndodhet në gjendje kritike. Familja mbretërore i druhet më të keqes dhe ta gjithë po përgatiten për vdekjen e saj. Por cili është protokolli që do të ndiqet?

Një fjalë-kod është caktuar për të përcjellë lajmin e vdekjes së saj në nivelet më të larta të qeverisë. Nëse kryeministrin e zgjojnë, ose është zgjuar, ai do informohet nga nëpunësit civilë se “Ura e Londrës ka rënë”.

Faqja e internetit e qeverisë Gov.uk dhe të gjitha faqet sociale të qeverisë, nuk do të përditësohen përveç komunikimeve të rëndësinë më të madhe dhe do të kenë si foto profili një foto të zezë.

Hapësira ku do të vendoset trupi i mbretëreshës do të qëndrojë e hapur 23 orë në ditë, për 3 ditë rresht, me vizita në kohë të ndryshme dhe bileta për VIP-at. Funerali do të bëhet dhjetë ditë pas vdekjes së saj. Flamuri britanik do të ulet në gjysmë shtize disa minutave rresht për dhjetë ditë. Parlamentet kombëtare dhe lokale do të pezullohen dhe vendi do të mbajë dy minuta heshtje. Në orën 6 pasdite në ditën e vdekjes së mbretëreshës, Charles do të japë një fjalim para kombit, tanimë në rolin e mbretit të vendit.

Elementi tjetër është se mbretëresha nuk ndohet në pallatin e saj kryesor në Buckingham, pasi është në Skoci. Prestigjiozia “The Independent” shkruan se nëse një gjë e tillë ndodh, ekziston një plan specifik, i njohur si Operacioni Unicorn, i cili është krijuar dhe rishikuar rregullisht për të siguruar procedura të shpejta dhe të organizuara në rast se Mbretëresha vdes.

Nëse Mbretëresha vdes ndërsa qëndron në rezidencën e saj në Skoci, Parlamenti skocez do të pezullohet menjëherë. Autoriteteve do t’u jepen 36 orë për t’u përgatitur për një mocion ngushëllimi. Trupi i saj do të çohej në Holyroodhouse dhe më pas do të çohej në Katedralen e Shën Giles në Royal Mile në Edinburg.

Më pas, trupi i saj do të bënte udhëtimin e fundit për në shtëpi dhe arkivoli i saj do të transportohej me trenin mbretëror për në Londër.