Uragani Matthew, i pari uragan kaq i fuqishëm që kërcënon direkt Shtetet e Bashkuara në më shumë se 10 vjet, sulmoi Floridën, të premten me shira të forta dhe erëra, pasi vrau të paktën339 persona në Haiti në marshimin e tij shkatërrimtar nëpër Karaibe.

Uragani është kategorizuar si i kategorisë së Tretë, në momentin kur goditi kontinentin amerikan era kishte shpejtësi më shumë se 70 milje në orë (113 kph) dhe rrebeshe që akoma raportohen rreth brigjeve në Florida, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve