Updated/
Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se do të duhen ditë për të pasur një pamje të plotë të efekteve të Uraganit Mattheë në Haiti, ndërsa numri i të vdekurve po ngjitet në qiell, tani është më shumë se 800.
Numri i të vdekurve është dyfishuar dhe mund të rritet, ndërsa skuadrat e shpëtimit janë izoluar nga stuhia në zonën jugut.
Carlos Veloso i Programit Botëror të Ushqimit thotë se në disa qytete mund të shkohet vetëm nga ajri ose nga deti.
Shumica e viktimave në Haiti ishin në bregun jug-perëndimor të vendit, zonë e cila u ndodh nën goditjen më të fortë të tufanit këtë javë
Updated/
Numri i të vdekurve nga Uragani Matthew arrin në 478, sipas informacioneve të marra nga Reuters
Lajmi i fillimit:
Numri i të vdekurve në Haiti si pasojë e Uraganit Matthew –stuhia më e fuqishme e ishujve Karaibe, prej dekadash, ka mbërritur në 300, sipas zyrtarëve.
Diku, 50 persona janë raportuar të vdekur vetëm në qytetin Roche-a-Bateau.
Pranë qytetit të Jeremie afërisht 80 % e ndërtesave janë rrafshuar. Në provincën e Jugut, 30, 00 shtëpi janë shkatërruar.
Uragani i kategorisë së Tretë, me një shpejtësi ere 120mph (193km/h), tani i është drejtuar shtetit Florida në Shtetet e Bashkuara.
Në ora 05:00 sipas orës lokale (09:00 GMT) Matthew ishte akoma në brigjet e Floridas, me epiqendër afërsisht 40 milje (65 kilometra) në lindje-jug-lindje të Cape Canaveral dhe po lëvizte në drejtimin veri- veri- perëndim me rreth 13mph (20km/h), tha Qendra Kombëtare e Uraganeve.
( BBC )
.