Territori shqiptar do të jetë edhe këtë javë nën ndikimin e të nxehtit afrikan duke sjellë temperatura të larta. Meteorologia Lajda Porja thekson se temperaturat ditën e sotme pritet të arrijnë 42 gradë. Problematike do të jenë qarqet Elbasan, Gjirokastër dhe Berat ku temperaturat do të jenë mbi 41 gradë.

E enjta parashikohet të jetë dita më e nxehtë, me maksimume deri në 43 gradë. Sa i përket rajonit, Porja thekson se Kosova do të shënojë temperatura deri në 39 gradë ndërsa Maqedonia e Veriut do të regjistrojë temperatura më të larta, ku në shumë zona do të thyhen edhe rekorde historike.

Parashikohet një tjetër kulm i kësaj vale, e cila do të jetë ditën e enjte, ku do të presim maksimume edhe 43 gradë celcius. Përsa i përket motit, moti deri të dielën do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë. Do të ketë momente shumë të shkurtra me vranësira të lehta dhe kalimtare vetëm në zonat malore, verilindore dhe juglindore. Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbeten nën ndikimin e kësaj vale. Problematike do të jetë Maqedonia e Veriut, e cila jo vetëm që do të shënojë temperatura të larta, në shumë zona do të thyhen edhe rekorde historike. Ndërkohë Kosova do të regjistrojë temperatura 39 gradë.“, theksoi meteorologia.