Nga: Meteoalb/

Afrika Veriore siç duket ka vendosur të na sjellë valën e parë serioze të nxehtësisë tropikale për këtë sezon verore.

Fillimisht pritet ngritje e theksuar e temperaturave në Kroaci, dhe Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Shqipëri si dhe në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi.

Në Kosovë pak më freskët por prapëseprapë mbetet mjaft nxehtë dhe me vlera të larta të rrezeve ultravjollcë.

Në pjesën e parë të javës pasditeve në disa rajone mund të paraqiten edhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, kurse nga e ejtja pritet ngritje e theksuar e temperaturave si pasojë e fuqizimit të masave ajrore me origjinë nga Afrika Veriore.

Pra, kemi hyrë në një periudhë kohore mjaft të nxehtë e cila siç duket do të zgjasë të paktën një javë e ndoshta edhe 10 ditë./Meteobalb

Veritas.com.al/