
Himarë- Të paktën pesë punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe drejtuesi i kësaj drejtorie në Bashkinë e Himarës janë pezulluar mëngjesin e kësaj të hëne. Kjo është bërë me vendim të kryetarit të bashkisë së qytetit bregdetar, Vangjel Tavo.
Ndërkohë, janë ende të paqarta arsyet se përse është marrë ky vendim.
Burime bëjnë me dije se kjo njësi, ka në fokus mbrojtjen e terrenit nga ndërtime të paligjshme dhe abuzime.
Komente