Nga Navie, Cosmopolitan/

 

Çifti, dashuria e madhe, fluturat në stomak dhe gjithçka na mungon kur jemi beqarë, a nuk quhen të gjitha këto varësi afektive?

Ka shumë njerëz që psikologjikisht kanë varësi nga dashuria.

Ç’është varësia afektive? 

Ka nga ata që pijnë duhan, alkool, hanë tepër. Ka nga ata që janë të lidhur pas sportit, pornos, drogës. Ka një dashnor të përjetshëm që fle brenda secilit prej nesh. Ne të gjithë mbajmë një marrëdhënie të pashëndetëshme me diçka/dikë. Kujtojmë se kjo nuk është ndonjë problem, deri në çastin kur na ikën duarsh dhe nuk e kemi më atë diçka/dikë. Aty plas. Shikoni me vëmendje veten dhe do të gjeni lloj varësish dhe me siguri jeni përpjekur e jeni lodhur të shpëtoni prej tyre. Kafja, alkooli, televizioni, sportet, udhëtimet etj, etj, nuk janë asgjë përpara problemit të vërtetë për shumë prej nesh: varësisë afektive.

Jam 34 vjeç, kam një profesion që e dashuroj, plot miq, jam nënë e lumtur, kam pasione që më ekzaltojnë, i përmbush shpesh objektivat që i vë vetes… Por asgjë na të gjitha këto nuk ka shije nëse nuk më dashurojnë ose nuk dashuroj, nuk e di akoma se deri ku do të më shkonte lista e dëmeve…

 Varësia ime nga dashuria 

Jam e dashuruar që 6 vjeç. 15 vitet e fundit, kam qenë vetëm 11 muaj beqare. Pjesën tjetër e kam patur të mbushur me marrëdhënie të ndryshme që kanë zgjatur mesatarisht nga 4 vjet. Jam martuar. Jam bërë me djalë. Pastaj ‘Whenever wherever’ siç këndon Shakira, disku ngec, ndarje pa dramë, mirëkuptim i dyanshëm, frymëmarrje. Kam qarë nga malli dhe nga frika. Pastaj si të gjithë të varurit, i kam thënë vetes ‘s’ka problem, nuk duheshim më, do me thënë që do të bie prapë në dashuri, vdes të bie në dashuri, është gjëja më e bukur pas djathit të shkrirë’.

Dhe… në këtë pikë, besoj se e kuptova që unë kisha një problem. Sigurisht që kur them UNE, më ndihmuan. Filloi me serialin “LOVE” të Jud Apatow, të cilin jua këshilloj, menjëherë. Vazhdoi me biseda të zjarrta për orë e orë me miqtë e mi për “djalin që pashë dje – ky tjetri ishte më i mirë”, etj., etj,. Përfundoi me mëngjeset gjithnjë e më të dhimbshme kur kërceja me vetminë. Provova edhe të agjëroj… JO më burra! Për të parë se si do ta menaxhoja mungesën e tyre. Konkluzionet e mia nuk janë fort të lavdishme! Vuaj nga një mungesë e pamatë dashurie! Që përkthehet me tentativa të vazhdueshme për të ngjallur interesin e gjindjes mashkullore që ka interes! Pauzë – Nuk jam në stadin për të tërhequr vëmendjen e burrave të cilët nuk më pëlqejnë. Për fat!  

Si të luftojmë kundër varësisë afektive?

Pra pas diagnostifikimit, plani i veprimit (që unë nuk e kam). Kam rastin të provoj të shkatërroj mendimin, apo bindjen që kam patur deri tani se burri është në qender, është therlbi i jetës time! UNE duhet të jem në qendër. Mos do të thotë kjo që të bëj grevë seksi, që do të bëhem autosuficiente… nuk e besoj. Por i them vetes se nuk do të më bënte keq të ishte ky prioriteti im. Sepse kam kuptuar se të gjithë meshkujt që i kam qejf kanë një pikë të përbashkët: Ata kishin prioritet veten e tyre. Mendoj se, në mënyrë të pandërgjegjëshme, më pëlqenin ngaqë doja të isha si ata.

Dhe kam rrugë për të bërë… sepse dua shumë të bie në dashuri sivjet, objektivi nr. 2… i pari, duaj veten.