Gilbert Baker, artisti nga San Francisko i cili ka krijuar flamurin ylber si një simbol për komunitetin LGBT ka vdekur në moshën 65 vjeçare, raportojnë mediat në SHBA.

Baker ka vdekur në gjumë në shtëpinë e tij gjatë të enjtes në mbrëmje. Ai ka dizajnuar flamurin me ngjyra në vitin 1987 për ditën e lirisë së komunitetit gay.

Flamuri origjinal i Baker kishte 8 ngjyra se secila prej tyre prezantonte diçka:

Ngjyra rozë-seksualitetin, e kuqja- jetën, e portokallta-shërimin, e verdha-dritën e diellit, e gjelbërta-natyrën, vjollce e errët-harmoninë, – violeta-shpirtin njerëzor.

Më vonë flamurit iu hoqën ngjyra rozë dhe ajo vjollce e errët.

“Unë kam vendosur që ne duket të kemi një flamur, i cili do jetë simobli ynë, meqë ne jemi një komunitet,” tha Baker në një intervistë kohë më parë.

/Veritas.com.al