Këngëtari legjendë Francez, Charles Aznavour – i cili javën e kaluar deklaroi se do të jetë i lumtur duke marrë frymë për herë të fundit në skenë- ka vdekur në moshën 94 vjeç., tha për AFP zëdhënësi i tij të Hënën.

Kantautori, i cili sapo ishte kthyer nga një tur koncertesh në Japoni, ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Alpilles në juglindje të Francës.

Vitin e kaluar kishte anuluar disa koncerte pasi u rrëzua dhe theu krahun.

Por të Premten e fundit, këngëtari me shtat të zvogëluar, tha për televizionin Francez se edhe pse gruaja e tij e lindur në Suedi i ka kërkuar që të ndalojë koncertet, ai tha se do të ishte i lumtur që frymën efundit ta ndalte në skenë.

“Unë gjithnjë shkoj përpara”, tha ai që kishte provuar që çdo ditë të shkruante një këngë.  Nuk ka hap prapa me mua”, ka thënë.

“Gjithçka që mund të bëj është të jetoj, dhe unë jetoj me skenën. Aty e kam gjetur lumturinë, aty jam i lumtur dhe ju mund ta shikoni këtë”, shtoi ai.

Veritas.com.al/

Image result for Legendary French singer Charles Aznavour dies aged 94

https://youtu.be/yZLRrNFZN50