William Salice e shpiku Kinder Surprise në vitin 1970 për t’iu kundërvënë karakterit stinor të vezëve të pashkëve prej çokollate.
Shpikësi i vezës famshme Kinder Surprise, William Salice, u nda nga jeta mbrëmjen e 29 dhjetorit në Pavia, në Italinë veriore, njoftoi fondacioni Color Your Life, që ai kishte krijuar për të rinjtë. Ai ishte 83 vjeç.
William Salice iu bashkua kompanisë Ferrero në vitin 1960, dhe u bë krahu i djathtë i patronit vizionar Michele Ferrero, babai i kremit Nutella që vdiq në vitin 2015. Në vitet 1970, mjeshtri i çokollatës po kërkonte për një mënyrë për të luftuar kundër sezonalitetit të vezëve të Pashkëve, që i dënonte ata teknikisht me papunësi në pjesën më të madhe të vitit, dhe ai pati idenë që të fuste brenda një surprizë.
Kështu lindi veza Kinder Surprise, lëvozhga me çokollatë me qumësht mbështjell brenda një kapsulë plastike që përmban copëza lodre për t’u formuar. Suksesi ishte i menjëhershëm, dhe i qëndrueshëm: Ferrero ka shitur miliarda vezëve Kinder në më shumë se 40 vjet dhe siguron çdo muaj të ardhurat për të shtruar kalldrëmin e 400.000 metra katror të Macroplaza-s Monterrey në Meksiko.
Kinder Surprise, Ferrero Rocher dhe Pocket Coffee
“Shpikësi është Ferrero, unë kam qenë vetëm zbatuesi material”, përsëriste me modesti William Salice, i cili më pas kontribuoi në përpunimin e shumë produkteve të tjera, si Ferrero Rocher dhe Pocket Coffee. Në pension që në 2007 me një bonus prej 400 000 eurosh, ai ia kushtoi këtë shumë krijimit të Color Your Life, një rezidencë-krijuese në rivierën italiane për të ndihmuar të rinjtë nga mosha 13 deri 18 të zhvillojnë talentet e tyre, sipas shtypit italian.
Suksesi i madh i vezëve Kinder, megjithatë, është njollosur nga disa tragjedi si vdekja në mes të janarit në Toulouse të një vajze 3 vjeç e gjysmë, e mbytur nga një lodër e vogël. Pas hetimeve, prokuroria e çliroi nga përgjegjësia Ferrero-n. Ndërkohë, vezët Kinder janë të ndaluara në Shtetet e Bashkuara për shkak të një ligji të vitit 1938 që ndalon futjen e sendeve në një produkt ushqimor, por që nga kjo verë edhe në Kili, në kuadrin e një ligji të ri për të luftuar kundër mbipeshës.
/Veritas.com.al/