MAQEDONI E VERIUT- Ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut shkruajnë se këngëtari ka humbur jetën pas një sulmi në zemër, ndërsa ishte në një koncert në Bolonja të Italisë.
Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. Ai lind më 1 maj 1985 në qytetin e Tetovës dhe u rrit në një familje me traditë muzikore, që i dha shtysën e parë drejt skenës.
Karriera e tij e nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.
Shpati u afirmua përmes tregut muzikor në Shqipëri dhe Kosovë, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite.
Ai ka marrë pjesë në festivale të rëndësishme dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur të industrisë muzikore.
Prej vitesh ka qenë një figurë e pandashme e muzikës pop shqiptare, duke ruajtur popullaritetin falë stilit të tij karakteristik dhe këngëve që vazhdojnë të dëgjohen gjerësisht.
Ai ka lënë pas një fëmijë.
Komente