Updated/
Dy oficerë të prokurorisë kanë mbërritur sot në maternitetin Kiço Glozheni në Tiranë dhe kanë nisur hetimin për vdekjen e gruas 35 vjeçe dhe foshnjes së saj në muajin e 9 të shtatzanisë.
Oficerët kanë kërkuar librin e mjekëve që duhej të ishin në turn dhe protokollin e ndjekur.
Lajmi:
Ngjarja tronditëse ndodhi sot, akoma pa zbardhur. Në spitalin Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, Tiranë, vdiqën nëna dhe foshnja që mbante në bark. Gruaja 35 vjeçare nga Paskuqani, A.Ç. dje pasdite kishte shkuar në spital për të lindur.
Por sot në mëngjes nuk u zgjuan më as nëna dhe as foshnja në barkun e saj.
Tragjedia, sipas familjarëve, ndodhi për shkak të mjekëve dhe shërbimit në spital. Në spital nuk kishte shërbim urgjence, madje edhe vetë ambienti i urgjencës ndodhej i mbyllur me dryrë, nuk kishte oksigjen as në makinën ambulancë që transportoi të sëmurën, mjekët neglizhuan çdo shërbim të domosdoshëm ndaj nënës që po përkeqësohej nga çasti në çast.
Nëna priste fëmijën e tretë; ajo kishte edhe një djalë e një vajzë të mitur.
“Unë e mora kunatën gjallë drejt maternitetit, t’u çoja dy fëmijëve të tjerë një bebe në shtëpi, e jo të mos i ktheja më as nënën”- tha kunati.
Si ndodhi?
“Erdhëm nga ora 09.30 në mbrëmje, pasi ajo pati komplikacioni, e sollëm me urgjencë për 10 minuta ishte në gjendej të rënduar. E zbresim nga makina, shkojmë në urgjencë, urgjenca ishte e mbyllur me kyc, pritëm 20 minuta për t’u hapur urgjenca, e hapi infermierja, nuk kishte as stol ku të ulej, po e mbanim nga krahët, ajo ishte me të vjella.
Infermierja mori mjeken dhe e sinjalizoi, vjen mjekja dhe një mjek pas gjysmë ore tjetër. E futën brenda, pasi e pyetën se ku i dhemb e nxorën jashtë, thanë është për në QSUT, jo për ne. Pa i bërë asnjë lloj analize, e përcollën.
Në QSUT i doli gjithçka në rregull, ata na thanë mos ka të ftohur, e nisëm në Sanatorium, atje doli prapë e pastër, nuk kishte probleme. Nga Sanatorium prapë në maternitet, aty mbërritëm në orën 02:00 me ambulancë.
Ndenjëm me ambulancë me dyer të hapura, sepse nuk kishte barrelë, njerëz që ta merrnin dhe as oksigjen, e për ta marrë oksigjenin duheshin 20 minuta. E futën brenda, pas dy orëve ka ardhur kirurgu.
E futën në operacion, na thanë që foshnja ka vdekur të shpëtojmë të madhen, tani. Nuk di çfarë i bënë, por në fund doli e vdekur”