Në një raport të posaçëm për politikën fiskale, Fondi Monetar Ndërkombëtar vë në dukje se qeveria shqiptare nuk ka arritur të përmirësojë të ardhurat, pavarësisht rritjes së taksave më 2014, duke e bërë Shqipërinë vendin me taksat më të larta në rajon dhe me rendimentin më të ulët fiskal. Gabimet në projektimet buxhetore, mungesa e eficiencës në shpenzime dhe rekomandimet për përballjen me evazionin

 

Kur qeveria e re shqiptare ka ndryshuar kryekëput politikën fiskale më 2014, duke rritur pothuajse të gjitha taksat njëherësh, tre vite më vonë, teksa rezultatet nuk kanë qenë të kënaqshme, Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një analizë të posaçme për këtë çështje, tregon këndvështrimin e tij mbi masat e marra nga qeveria.

 

Programi i ri me FMN, EFF që nisi në vitin 2014, ndihmoi në përmbysjen e trendit të krijuar në mbledhjen e të ardhurave (që në 2013-n ishte në rënie) kryesisht me përmirësimin në mbledhjen e kontributeve dhe tatim fitimit.

 

Qeveria shqiptare rriti normat e taksave, në mënyrë të veçantë për tatimfitimin dhe akcizat. Gjithashtu po më 2014, qeveria riktheu tatimin progresiv në vend të taksës së sheshtë, duke lënë% të taksapaguesve nën pragun e tatimit zero. Të gjitha këto politika, me parashikimet tejet të gabuara mbi të ardhurat, e kanë përkeqësuar rendimentin fiskal, vë në dukje Fondi Monetar Ndërkombëtar.