Komisioni i Venecias nuk ka humbur kohë menjëherë sapo ka marrë kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për çështjen e shkarkimit nga detyra të Presidentit Ilir Meta. Pak ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë i nisi një letër Komisionit të Venecias, ku kërkonte mendim për 8 çështje. Por kërkesa e Kuvendit është marrë në konsideratë nga Komisioni dhe është futur në kalendarin e punimeve; kjo është publikuar edhe në faqen e tij zyrtare në internet.

Futja menjëherë në kalendarin e punimeve përshpejton edhe procedurat për shkarkimin e Ilir Metës. Mbledhja e më e afërt e Komisionit të Venecias është në tetor, por përpara se Komisioni të japë mendimin final sa i takon kërkesës së mazhorancës, pritet që të japë një opinion të ndërmjetëm.

Me shumë gjasa gjatë muajit shtatorit ky opinion do të jetë në dorën e Kuvendit dhe do të shfrytëzohet nga mazhoranca pa humbur kohë.

Nëse opinioni i ndërmjetëm i dhënë nga Venecia do t’i japë të drejtë mazhorancës, duke bërë “fajtor” Presidentin Ilir Meta, ajo do të vijojë pa humbur kohë me procedurat e shkarkimit të kreut të shtetit. Pra, i bie që nëse Partia Socialiste ka vullnet dhe do t’i shkojë deri në fund nismës së saj, Meta shkarkohet në shtator.

Veritas.com.al/