Presidenti venezuelas, Nicolás Maduro ka prerë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara pasi SHBA njohu liderin opozitar, Juan Guaidó si lider i përkohshëm.

Zoti Maduro u ka dhënë diplomatëve Amerikan 72 orë që të largohen nga vendi, por Shtetet e Bashkuara tha se “ish presidenti” nuk ka më autoritet që t’i nxjerrë jashtë diplomatët .

Ditën e Mërkurë, zoti Guaidó e ka shpallur veten president gjatë protestave masive.

Shtetet e Bashkuara i ka kërkuar ushtrisë që mbështesë zotin Guaidó, por deri tani ushtria ka qëndruar besnike ndaj zotit Maduro.

Veritas.com.al/