Në vitet 60 të shekullit të kaluar, Dhërmiu u shfaq si pika ‘elitare’ e pushimeve të verës. Më parë aty kishte pasur një ndërtim italian për pushues, por që u kthye në shtëpi pushimi për udhëheqësit e shtetit. Ndërsa kampi i pushimit i punëtorëve u ndërtua pak kilometra larg shtëpisë së udhëheqësve për të ruajtur qetësinë dhe privacinë e pushuesve ‘elitë’.

Sigurisht, edhe e drejta për të pushuar në kampin e punëtorëve nuk fitohej lehtë. Në radhë të parë duhej një biografi e mirë politike dhe duhej që ata që fitonin të drejtën e një ‘flete kampi’ të ishin punëtorë të pararojës.

Ishte e ndaluar që i njëjit pushues të merrte fletë kami çdo vit, madje edhe brenda disa vjetësh duhej një distancë kohore.

Për të mbërritur deri në Dhërmi kishte pengesa të tjera, sepse rruga automobilistike që kalon sot, atëherë ishte e ndaluar për qytetarë të zakonshëm. Zona ishte shpallur ‘Zonë Ushtarake”.

Para se të mbërrije në Dhërmi duhet paraqitur letër- njoftimi (ID) në stacionet e Policisë.

https://youtu.be/0yGL4DnHdLI