Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë kreun e Prokurorisw sw pwrgjithsme, Arta Marku.
Si edhe në seancën dëgjimore të një dite më parë, kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku nuk ishte e pranishme në sallë por u përfaqësua nga avokatja Lirime Çukaj.
Dje mosparaqitja e saj në seancë solli reagimin e trupës së KPK-së por edhe të përfaqësuesit të ONM-së, i cili e cilësoi si mungesë të një lidershipi që ka detyrim jo vetem të drejtojë por edhe te japë llogari.
Në lidhje me tre komponentët, KPK nuk ka konstuar probleme pavarësisht se nje kerkesë e saj për masë ‘arrest me bug’ dy herë për një person që ishte kapur në gjendje te dehur u komentua si ekstreme.
Veritas.com.al/