Edhe pse partitë qeveritare morën pjesë dje në Kuvend, seanca parlamentare, për krijimin e komitetit Ad-Hock për zbatimin  Vettingut. 78 deputetët votuan “pro”, por kjo nuk vlen. Pa votëne opozitës nuk mund të konsiderohet asnjë komision mbi Vettingun dhe ligjin.

Kuvendi i Shqipërisë pritet që të mblidhet në një tjetër seancë të jashtëzakonshme, pas asaj të ditës së djeshme Zyra për mediat e Parlamentit të Shqipërisë ka njoftuar për seancë në datën 18 prill, ditën e martë të javës tjetër.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka bërë thirrje dhe u ka dërguar një letër krerëve të grupeve parlamentare për të sjellë propozimet për dy anëtarët e komisioneve ‘Ad Hoc’ në lidhje me procesin e Reformës në Drejtësi për verifikimin e figurave të Prokurorëve dhe Gjyqtarëve.

/Veritas.com.al/