.

(FOTO: Pamje nga vendi i ngjarjes)/

Një diplomat i Shteteve të Bashkuara u qëllua me armë në qytetin Jalisco  të Meksikës teksa po dilte nga një qendër tregtare. Ishte një tentativë për vrasje që dështoi.

I dyshuari për tentativën e vrasjes së diplomatit mundi të largohej nga vendi i ngjarjes. Policia, më vonë  e arrestoi autorin që qëlloi me armë.

Hetuesit dhe zyrtarët e Prokurorisë së Përgjithshme në Jalisco kanë konfirmuar për Breitbart Texas se i dyshuari si autor i krimit është identifikuar si një 31 vjeçar nga India që më vonë është natyralizuar sio qytetar amerikan.

I dyshuari Zafar Zia, u arrestua nga autoritetet Meksikane. Në kohën e arrestimit autoritetet konfiskuan një armë të kalibrit 38, një automobil me licence të Kalifornisë dhe një parukë që besohet se është përdorur në kohën kur ka sulmuar diplomatin.

Motivi i tentativës për vrasjen e diplomatit duket se është pakënaqësia e autorit mbi procesin e vizave.

/Veritas.com.al/