Nga Katia Fache/
-I hyjnizuar në Festivalin e Venecias dhe në Festivalin ndërkombëtar të Torontos-
Nëse cilësia e filmit i lidhet pa dyshim me ekipin realizues dhe me skenarin, prania e Natalie Portman është mbivlera që bën gjithë ndryshimin.
Tronditëse në trailerin e parë të “Jackie”, me një performancë aktoriale brilante, dhe kaq do të mjaftonte për të imagjinuar se do të jemi para një filmi mahnitës. Ky ekstrakt i ri nga filmi (shikoni videon më poshtë) zbulon pak më shumë dhe na bën më kureshtar…
The Daily Breast deklaronte së fundmi: “Janë të pakta aktoret që arrijnë t’i bëjnë të besueshme brengat dhe mundimet e personazhit siç i bën Natalie Portman”.
Biografia e “Jackie”, fokusohet në javën mizore përjetuar nga Jackie Kennedy, java pas vrasjes së burrit të saj John F. Kennedy, më 22 nëntor 1963 në Dallas ndërsa ata të dy përshëndesnin turmën nga makina që ecën në mes të kortezhit.
Me këtë trailer të ri, i bërë për të na mbajtur pezull, gjejmë përsëri një përzgjedhje shumë të gjetur të kostumeve dhe një ngjashmëri të kërkuar mes aktores amerikane Natalie Portman dhe ish-zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara Jacqueline Kennedy, që nga qëndrimet emblematike deri tek modelet e flokëve edhe gjestikulacionet e saj.
Filmi është planifikuar të dalë në kinematë botërore në 1 shkurt 2017 dhe premton ndoshta një Oscar dytë për Natalie Portman pas atij që fitoi për filmin “Black Swan”(Mjelma e zezë).
/Veritas.com.al/