(FOTO: Presidenti i Republikës, Nishani, në një fjalim mbi viktimat e diktaturës në mjediset e burgut të Spaçit)/

Propozimi i Fatmir Xhafaj për ministër të Brendshëm vazhdon të hasë në kundërshtime të mëdha. Kjo për shkak të së kaluarës së deputetit socialist.

Besim Ndregjoni, Presidenti i shoqatës së të përndjekurve politikë, është shprehur kundër emërimit të Xhafaj, i cili ka qenë hetues në Ministrinë e Brendshme gjatë periudhës komuniste.

Sipas Ndregjonit, kjo është një gjë e papranueshme dhe “hap plagët” e qindra ish të përndjekurve që kanë vuajtur krimet e komunizmit.

Presidenti i shoqatës së të përndjekurve politikë i ka bërë thirrje Presidentit Nishani që të mos dekretojë emërimin e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, ndërsa u ka drejtuar një pyetje edhe ambasadorëve Lu dhe Vlahutin.

Ja pjesë të letrës së përfaqësuesit të viktimave të diktaturës:

Në rastin tonë kohezioni social kërkon pastrimin e krimit dhe të krimineleve komunistë, në një proçes të mbështetun në drejtësi, asht rikthim i plotë në liri dhe dinjitet për të gjithë , asht mbrojte nga “dora e shtetit” e nga grushti i “hijeve të zeza”. Situata politike dhe shoqërore në Shqipëri është përfshirë nga një kaotizëm politikë, kjo nga papërgjeshmëria e Kryeministrit Edi Rama në qeverisjen e vendit. Përball revoltës popullore për një Republikë të re, për votë të lirë e të ndershme.

Përball revoltës së shqiptarëve, Zoti Rama propozon ndryshime ne qeverisje, mbasi u detyrua të shkarkonte Ministrin e kanabisit Tahirin, propozon Zotin Xhafa Ministër të Brendshem i cili ka qenë bashkëpunëtor i diktatorit kriminel Enver Hoxhës, dhe një hetues i Ministrisë së Brendshëm të pushtetit Hoxhistë që ka dhunuar të drejtat dhe liritë e njeriut ndaj kundërshtarëve të regjimit diktatorial. Rroftë rilindja që nga hetues e bën Ministër. Poshtërimi i kundërshtarit politike nuk është fitore Zoti Rama, asht shkatërrim i gjysmës së shqiptareve që mendojnë ndryshe nga Ju”.

Në emër të të përndjekurve politik kërkohet:

“Presidentit i Republikës Zoti Nishani të mos e dekretojë Hetusin e Ministrise Brendshme të diktaturës Hoxha si Ministër i Brendshëm në sistemin demokratik.. Zoti President me mos dekretimin e zotit Xhafa ju ruani ekuilibrat e shoqërisë dhe i shërbeni unitetit të kombit. “, përfundon letra.

/Veritas.com.al/