Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë me anën e një letre drejtuar Ilir Metës – President i Republikës, Lulzim Basha- kryetarit të opozitës, Monika Kryemadhit – kryetares të LSI si dhe disa ambasadorëve të huaj të akredituar në Tiranë kërkojnë ndalimin e zgjedhjes së Gramoz Ruçit, ish-ministrit të Brendshëm të regjimit të Enver Hoxhës në krye të Kuvendit të Shqipërisë.
Në një promemorie dërguar të gjitha instancave, ata shkruajnë se jemi ‘të detyruar t’iu kujtojmë’ se Gramoz Ruçi është Ministri i Fundit i Brendshëm i Diktaturës komuniste dhe një nga krerët e PPSH përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj popullit shqiptar. Ai ka qenë Sekretar i Parë Partisë së Punës i rrethit të Tepelenës në vitin 1988, dhe në vitin 1990 dhe ka firmos ne ketë periudhe dhjetëra arrestime politike te kundërshtarëve m te regjimit komunist . ai u emërua ne vitin 1990 ne fillim zv/ ministër i Brendshëm, e me vonë Ministër i Brendshëm deri ne prill te vitit 1991. Si ne postin e zv/ministrit dhe atë të ministrit të Punëve të Brendshme mandati i tij u dallua nga akte të rënda të dhunës nga ana e regjimit komunist kundër civilëve. Urdhëroi dhe lejoi vrasjet e civilëve në kufijtë edhe pse ligji qe e konsideronte arratisjen si tradhti ndaj atdheut ishte shfuqizuar fshehjen e krimeve ( varrimin anonim të viktimave) ! Gramoz Ruçi ka urdhëruar e firmosur masakrën e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri, “masakrën e 2 prillit” në Shkodër (4 të vdekur, 81 të plagosur).
“Ne antikomunistët e përndjekur politikë të diktaturës kemi kontestuar e kundërshtuar ne mënyre te vazhdueshme mos dënimin e krimeve te komunizmit dhe autoreve te tyre dhe mos dekomunstizimin e politikës , shtetit dhe shoqërisë shqiptare por rasti konkret është flagrant pasi behet fjalë jo për autorë te thjeshte te krimeve politike te komunizmit por për shefin e tyre ,ministrin e brendshëm”- shkruajnë në promemorie.
‘Është ne nderin tuaj te përdorni te gjithë autoritetin tuaj…” për të ndaluar ardhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të Shqipërisë- përfundon promemoria.
Veritas.com.al/