VIP-at shqiptarë që nuk kanë pasur kurrë lidhje dashurie (FOTO)
Enca Haxhia
Fytyrat publike e kanë shumë të vështirë që të mbajnë të fshehtë jetën e tyre private, por disa nga ata i’a arrijnë e disa të tjerë tregohen të rezervuar në atë pjesë
Këta janë artistët e njohur shqiptarë që nuk kanë qenë në një lidhje dashurie ndonjëherë.
Enca Haxhia
Enca është një ndër personazhet e njohur më aktivë në rrjetet sociale, por ndonëse ndan me ndjekësit momente të shumta të ditës, nuk ka bërë asnjëherë publike detaje nga ndonjë marrëdhënie.
Era Istrefi
Era është treguar gjithmonë shumë e prerë kur bëhej fjalë për të treguar emrin e të dashurit apo në është apo jo në marrëdhënie. ‘Përveçse më duket klishe, kjo pyetje më bezdis’, ka thënë ajo në një intervistë, ‘Kur të kem diçka konkrete, do t’ua them vetë’
Morena Taraku
Ish- Miss Kosova përflitet shumë në është apo jo në një marrëdhënie, pasi ndonëse është shumë aktive në rrjetet sociale, ajo shfaqet gjithmonë vetëm në fotot që poston në Instagram.
Nik Xhelilaj
Niku është përfolur për një lidhje me një skenariste të Top Channel, e më pas për marrëdhënie me aktoren me të cilën luante në serialin turk ‘Kayip Sehir’, por në intervista flet vetëm për projektet kinematografike.
Marsela Çibukaj
Pasi u prezantua tek ‘The Voice’ ajo rrëmbeu vëmendjen e publikut. Kur u pyet për ndonjë lidhje të veçantë me dikë, ajo tha: ‘Preferoj të mos jap një përgjigje të drejtpërdrejtë në këtë aspekt’. Dhe duket se këngëtarja e mbron jetën e saj private aq shumë, sa vonë publiku shqiptar ka marrë vesh se ajo ka edhe një motër, Jonidën, e cila është modele në Itali.
Leonora Jakupi
Këngëtarja nga Kosova njihet si një prej personazheve më të rezervuara të ekranit shqiptar. Edhe pse mund të jetë përfolur, kur është fjala për të dhënë ndonjë deklaratë, ajo tregohet gjithmonë e kujdesshme.
Ilda bejleri
Moderatorja e Digitalb ka qenë në qendër të aludimeve për një lidhje me futbollistin Xherdan Shaqiri, por lidhur me këto fjalë ajo nuk ka dhënë detaje konkrete: ‘Nuk e mohoj që e kam mik. Por për ato që thuhen në gazeta nuk kam dëshirë t’i komentoj’
Albana Osmani
Albanën nuk e shohim shpesh në rubrikat rozë për marrëdhëniet dhe, edhe kur ka qenë, nuk ka ardhur asnjë shenjë nga ana e saj. ‘Më mirë me veten, se me zgjedhjen e gabuar’, ka thënë ajo në një intervistë, ‘shijoj të jetuarit vetëm dhe i këndoj vetes ‘All I want for tomorrow is you’ (Gjithçka dua të kem nesër, je ti