Hera e fundit që Ministri i Brendshëm doli në publik ishte duke kënduar në festën e policisë. Më pas nuk është parë në publik.
Policia duket e dorëzuar përballë ngjarjeve të rënda me të cilat ka nisur ky vit. 12 të vdekur në 4 ditë, në vrasje dhe aksidente tregojnë për një degjenerim të situatës së sigurisë. Më poshtë janë renditur ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në ditët e fundit, të shoqëruara me indiferencën totale të Ministrisë së Brendshme.

TRAGJEDIA E ÇIFTIT UZO
Natën e ndërrimit të viteve Afrim dhe Lina Uzo ishin në shtëpinë e tyre në Sarandë. Dy bashkeshortët do ta kalonin natën e ndërrimit të viteve, në të njëjtën banesë, por pa dëshirën e tyre.
Çifti kishte nisur procedurat e divorcit, pas mbi 20 viteve martesë.
Lina kishte kërkuar në polici urdhër mbrojteje për shkak të dhunës së vazhdueshme nga i shoqi.
Darkën e 31 dhjetorit në shtëpi ishte edhe vajza e tyre.
Shkaqet e nisjes së sherrit janë ende mister.
Ishte grindja e fundit mes të dyve. Afrimi mori armën që mbante pa leje në shtëpi dhe qëlloi të shoqen në sy të vajzës, 22 vjeçare.
Kur ka parë gruan, të mbuluar me gjak, ai vrau veten.
E gjithë ngjarja ndodhi në sy të vajzës, Ana që është ende në shok të rëndë, në spital.
EKZEKUTIMI I VËLLEZËRVE SHKAMBI
Abdullahu dhe Skënderi u nisën të takonin nënën e tyre të sëmurë, paraditen e datës 1 janar. Skënder Shkambi ishte kthyer nga Anglia për festa, ku jetonte si emigrant. Abdullahu jetonte në fshatin Drisht të Postribës.
Aleksandër Dushaj i priste në rrugë. Disa herë kishte kërkuar të pinin kafe me Skënderi, për kërkesën për fejesë me vajzën e tij. Përgjigjia negative që mori edhe kohë më parë nuk ishte ajo që duhej.
Shpresoi që vajza do të vinte nga Anglia dhe mund ta takonte për festat e vitit të ri, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Disa banorë të fshatit thanë se Aleksandër Dushaj ishte i dehur paraditen e 1 janarit.

Me një automatik në dorë, ai doli para dy vëllezërve dhe i qëlloi për vdekje.
Tani fshihet në Malet e Dukagjinit, i armatosur me automatik. Renea dhe Forcat Speciale kanë 3 ditë që e kërkojnë.
VRASJA E DRITAN LORENCIT
Natën e datës 2 janar, Dritan Lorenci kthehej nga Shkodra në Lezhë, me makinën e tij Lancia.
Në vendin e quajtur Mabe, një makinë tenton ta parakalojë dhe i qëndron në krah. Ndoshta për shkak të errësirës, Lorenci nuk e ka kuptuar se ishte në shënjestër, nga një person tjetër.
Breshëria e armës nga makina tjetër, godet në shenjë.
Ish polici i rrugores mbetet i vdekur nga plumbat, që shpojnë xhamin e parë të makinës dhe atë në krahun e pasagjerit.

Makina del nga rruga dhe përfundon në një arë.
3 vite më parë ai ishte përfshirë në një sherr masiv në gjykatë.
Prokuroria e akuzoi Dritan Lorencin se vrau një person, duke ia shtrënguar kokën mes krahëve të tij.
Gjykata kishte shpallur të pafajshëm.

VRASJA PËR NJË PEMË

31 vjeçari Ismet Xhani u vra sot me një pushkë 10-she, sipas policisë.
Ai mendohet se do të priste një pemë, një plep, por për këtë ishte zënë më parë me një 56 vjeçar.
Xhevdet Saraçi i tha policisë se Ismeti e kishte sharë, kur ky i kërkoi të mos e priste pemën. Ngjarja ndodhi ën fshatin Luz të Madh, të Kavajës
Sapo ishte fejuar, humbin jetën të dy në aksident

Elton Pirraj dhe Suela Bakiaj të cilët ishin fejuar para dy javësh po udhëtonin me një automjet Tip Audi A6 në autostradën Lushnje-Fier, por si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 50 m në një tokë bujqësore.

Përplasja ka rezultuar fatale për 33-vjeçarin i cili drejtonte automjetin dhe të fejuarën e tij 27-vjeçare Suela Bakiaj. Në momentin e aksidentit dy të rinjtë po udhëtonin nga Lushnja në drejtim të Fierit.
Humb jetën 18 vjeçari në Pogradec

Sapo kishte hyrë Viti i Ri, një 18-vjecar humbi jetën pranë fshatit Memelisht, në Pogradec. Makina Mercedes Benz të cilën ai drejtoi përfundoi jashtë rruge duke u përplasur me bordurën. Viktimë e këtij aksidenti mbeti Rudolf Javxhiu.

17-vjeçari ndërroi jetë ndërsa udhëtonte me motorr

Ngjarja ka ndodhur pak momente pasi ka hyrë Viti i ri 2016, rreth orës 01.20 në aksin rrugor Lushnje-Berat në vendin e quajtur Fier-Shegan.

 I riu, me iniciale E.H humbi kontrollin e motorit dhe doli jashtë rruge.
Shkodër, përplaset makina me 4 vetë 

Një i vdekur dhe 3 te plagosur kanë mbetur nga një aksident rrugor në aksin Velipojë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi rrugor Dajç-Shkodër, ku drejtuesi i mjetit tip “‘Mercedes-Benz’ me targa AA720 BF, ka humbur kontrollin duke rënë në kanalin e rrugës.

Sapo kishte hyrë Viti i Ri, një 18-vjecar humbi jetën pranë fshatit Memelisht, në Pogradec. Makina Mercedes Benz të cilën ai drejtoi përfundoi jashtë rruge duke u përplasur me bordurën. Viktimë e këtij aksidenti mbeti Rudolf Javxhiu.

.
Shkodër, përplaset makina me 4 vetë 
Një i vdekur dhe 3 te plagosur kanë mbetur nga një aksident rrugor në aksin Velipojë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi rrugor Dajç-Shkodër, ku drejtuesi i mjetit tip “‘Mercedes-Benz’ me targa AA720 BF, ka humbur kontrollin duke rënë në kanalin e rrugës.

Sauk, makina përplas për vdekje policin, ecte në trotuar 

Nazif Cera ishte duke ecur në trotuar pranë rrethrrotullimit të Saukut, kur një automjet Benz me drejtuese një vajzë, e përplasi duke e lënë të vdekur.