Në rubrikën “Histori tradhëtish”, drejtori i ‘Libro’, Vittorio Feltri i përgjigjet letrës së një lexuesi i cili pranon se i ka vënë brirë bashkëshortes së tij për tridhjetë vjet.

 

I dashur G. C. nga Belluno, shumë martesa nuk do të zgjasnin shumë nëse nuk do të kishte të dashur. Juaji nuk është një shembull emblematik, aq saqë sensi i fajit që ju godet është jo vetëm i padrejtë ndaj vetes, por edhe jashtë vendi . Ju ftoj ngrohtësisht të liroheni nga këto ndjenja të hidhura. Po të mos kisha koleksionuar aventura gjatë këtyre tre dekadave të gjata, unioni me zonjën tuaj do të ishte mbytur padyshim si një gomone emigrantësh në Mesdhe. Pra, bashkëshortja juaj duhet të jetë edhe mirënjohëse partnereve që keni koleksionuar, si dhe për partneren tuaj aktuale fikse.Ca martesa janë si një stol. Qëndrojnë në këmbë vetëm mbi tre këmbë, jo mbi dy.

Vënia e brirëve nuk i bën burrat dhe gratë heronj, por as qenie të papastra.

Pra, nuk po ju bej provim, por keni të gjithë stimen time: kur kuptove se dashuria që ndienit ndaj vajzës që kishit çuar në altar ishte sfumuar dhe se ajo vetë ishte martuar  ndoshta për “oportunizëm” më shumë sesa për shkak te zemrës, prandaj edhe pse keni qenë ne njëfarë mënyrë i “mashtruar”, nuk i jeni shmangur angazhimeve të bashkëshortit dhe babait, keni mbajtur familjen të bashkuar, keni duruar  disponime dhe mangësi të saj, duke kërkuar jashtë mureve te shtëpisë çka bashkëshortja juaj nuk te jepte dhe nuk do t’ju kishte dhënë kurrë. E keni bërë, ashtu siç keni shkruar, për të “mbijetuar”. Më duket se kjo është përtej një instinkti te lashte dhe një e drejte e çdo qenieje njerëzore . Nëse nuk do të kishit kënaqur me vajza te tjera, nevojën njerëzore dhe të ligjshme për t’u ndier I dashuruar, kuptuar, dëshiruar, vlerësuar, nuk mund te shkonit përpara, duke i garantuar po kështu gjysmës tuaj një burrë prezent, edhe pse te pabese.

Gjithashtu kuptoj edhe zonjën, e cila është lënduar nga fakti që gra të tjera te kanë gjetur kaq të dëshirueshëm sa që te te kushtojnë letra dashurie të apasionuara. Tradhtia djeg shumë për ata që e vuajnë, sepse minon krenarinë, jo për shkak të besimit të zhgënjyer apo shkeljes së talamusit. Më vjen keq që dëgjoj se privatësia juaj është shkelur.

Te germosh në sirtarët e të tjerëve duhet të barazohet me krimin e futjes në të brendshmet e një individi pa pëlqimin e tij. Është një dhunë e bukur dhe e mirë. Zbulon një shpirt të butë kur tregoni se konservoni me xhelozi letrën e vajzës suaj dhe atë cope gazete.

Gëzoni te dashurën dhe qetësinë që ju sjell, vazhdoni të ndërroni llambat e solariumit dhe të kujdeseni për kopshtin, ndërsa gruaja juaj të lan brekët. Në fund të fundit, sekreti i një martese të lumtur konsiston ne një ndarje te detyrave në shtëpi dhe shumëllojshmërinë e kënaqësive jashtë.

 

Veritas.com.al/