Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin është shprehur se dialogu për reformën në drejtësi mes partive politike në Shqipëri është i vështirë, duke pasur parasysh se bisedimet për këtë reformë kanë nisur që prej më shumë se 1 viti.
Në aktivitetin “Integrimi fuqizon Shqipërinë”, Vlahutin u shpreh se “prej 1 viti e gjysmë po diskutojmë reformën në drejtësi. Për arsye të çuditshme dëshira për dialog me deputetët solli reagime. Në një takim me ta, ata më thanë se vendi ka nevojë për kontratë të re sociale. Deputetët duhet ta kishin bërë kontratën e re sociale për vendin, është puna e tyre, ata janë të zgjedhur”.
Ndërsa theksoi se puna e saj është që të informojë parlamentarët shqiptarë për të mirat e reformës nëse miratohet dhe pasojat nëse ndodh e kundërta.
“Duhet t’ju them se çfare ndodh nese reforma behet apo nuk behet. Por kontrata sociale eshte puna juaj ndaj dhe jeni zgjedhur. Edhe per ate duhet dialog. Dhe qe te kete dialog duhen dy elemente kyçe: Aftësia për të menduar thellë, të kuptoni kush jeni, çfarë doni, gabimet qe keni bere dhe cilat gabime nuk duhet të bëni në të ardhmen. Aftesia e dytë, është respekti ndaj tjetrit” u shpreh ambasadorja e Bashkimit Europian.