Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 1 mijë bimë narkotike kanabis sativa dhe ka arrestuar 8 kultivuesit. Ata janë kapur në flagrancë në fshatin Tragjas i Vjetër, pranë vendit të quajtur “Përroi i vilave”, në një parcelë të hapur posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike.
Të arrestuarit janë:
- Rajmond Selfaj 33 vjeç, banues në Vlorë.
- Saimir Hoxhallari 36 vjeç, banues në fshatin Orizaj, Berat.
- Taulant Kalaj 26 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë për “Vjedhje”)
- Dorian Rexhepaj 30 vjeç, banues në Vlorë.
- Geraldo Zeneli 23 vjeç, banues në Vlorë.
- Romarjo Ymeri 21 vjeç, banues në fshatin Orizaj, Berat.
- Arben Hodaj 51 vjeç, banues në Durrës.
- Tahir Imaj 47 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar përreth zonës ku qëndronin të arrestuarit, janë gjetur (të fshehura) 4 armë zjarri; një automatik model 56, tre pushkë 10-she model 56 si dhe një krehër me 30 fishekë. Policia punon për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.