Presidentja e Komisionit evropian, Ursula Von der Leyen ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut në kuadër të diskutimit të propozimit francez.Ajo është pritur në aeroportin e Shkupit nga ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Osmani, pas së cilës kanë pasur një takim të shkurtër.

Sipas agjendës, ajo duhet të takohet me presidentin Pendarovski, kryeministrin Kovaçevski dhe kryeparlamentarin Xhaferi, e më pas do të ketë fjalim në Kuvend.

‘Jam e lumtur që jam sot në Shkup. Maqedonia e Veriut është një partner real dhe i besueshëm. Populli i RMV-së ka treguar përkushtimin e tij ndaj vlerave evropiane. Ata meritojnë të shohin vendin e tyre duke përparuar drejt anëtarësimit. Tani i takon RMV-së të bëjë hapin vendimtar përpara”, ka shkruar von der Leyen.’- shkruan Von der Leyen.