Roberto Vivaldelli

Sipas të dhënave të bera publike nga viti i kaluar publikuar nga Istat, viti 2018 ishte viti që shënoi një minimum të ri historik të lindjeve nga Italia, vetëm 439,747. Një tjetër fakt shqetësues ka të bëjë me të ashtuquajturin “trurin e ikur”: në 2018, në fakt ishin 62 mijë ata qe u larguan nga Italia për t’u shpërngulur jashtë vendit. Ky nuk është një rast i izoluar brenda Bashkimit Evropian: siç raportohet nga Corriere della Sera, rënia e lindjeve dhe fluksi i të rinjve drejt vendeve me të ardhura më të larta do të thotë që në 2018 në dhjetë nga 28 vendet e BE-së popullsia është ulur. Midis tyre Hungaria dhe Kroacia, Greqia dhe – per saktësi – Italia dhe Bullgaria. Aq sa zyrtarisht 17 milion njerëz jetojnë në një Vend evropian  të ndryshem nga ai i lindjes, dyfishi në krahasim me dhjetë vjet më parë.

Situata është mjaft e rëndë në 20 vendet që shtrihen nga Deti Baltik në Ballkan, të cilat do të shohin që popullsia e tyre do të ulet me 12% deri në vitin 2050, tha Tao Zhang, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i FMN. Dimensioni i fuqisë punëtore të tyre do të bjerë me një çerek, që do të thotë se numri i pensionistëve për një punonjës do të dyfishohet, shpjegoi ai në një forum në Dubrovnik, Kroaci. Sipas Global Risk Insight, parashikimet sugjerojnë që dhjetë vendet e para në botë që përballen me një rënie të shpejtë të popullsisë janë të gjitha nga Evropa Qendrore dhe Lindore, nga të cilat shtatë janë anëtare të BE-së. Bullgaria renditet në majë te listës, pasi është vendi që humb qytetarët me një ritëm më të shpejtë se ne cilindo vend tjetër të Tokës. Një milion bullgarë kanë lënë atdheun e tyre që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, kryesisht në vendet e tjera anëtare të BE-së; OKB pret që kjo të vazhdojë për shumë vite që vijnë.

Shkaqet e rënies demografike

Siç shpjegon Global Risk Insight, rënia e popullsisë në shumicën e shteteve të Evropës qendrore u shkaktua nga dy ngjarje kryesore gjeopolitike: rënia e Bashkimit Sovjetik dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian. Këto ngjarje lejuan një lëvizje më të madhe të qytetarëve midis shteteve ish-Sovjetike. Për më tepër, hyrja në Bashkimin Evropian, e cila lejon lëvizjen e lirë të njerëzve, ka inkurajuar në mënyrë aktive shumë qytetarë të kërkojnë mundësi diku tjetër. Letonia është një shembull kryesor i këtij fenomeni: që nga hyrja në Bashkimin Evropian në maj 2004, ajo ka humbur një të pestën e popullsisë së saj. Popullsia Letoneze ka rënë në mënyrë të qëndrueshme nga një kulm prej 2.66 milion në fund të epokës Sovjetike në 2.38 milion në 2000. Tani ka rënë nën dy milion. E njëjta gjë ndodhi në Lituaninë fqinje.

Ndër shkaqet e emigrimit drejt vendeve te tjera të BE-së është stanjacioni ekonomik. Në Bullgari, rënia demografike është më e theksuar në zonat rurale, veçanërisht në veri-perëndim të vendit, rajoni më i varfër në tërë BE. Paga mesatare në Bullgari është 575 euro në muaj dhe pensioni mesatar mujor është 190 euro, të dyja janë normat më të ulëta në të gjithë Bashkimin Evropian. Shkalla e lindjeve në Evropën Lindore ra ndjeshëm në vitet 1990 për shkak të trazirave politike që rezultuan nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Për këtë arsye, Lituania po vuan nga një mungesë e vazhdueshme e të rriturve në moshë pune në fuqinë e saj punëtore.

Problemi për “mërgimtarët” është votimi

Përveç shpopullimit dhe rënies demografike, me të cilën vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore duhet te përballen me vështirësi serioze, siç shpjegon Corriere della Sera, bëhet fjalë per “një fenomen që i le vend heqjes”, mbase jo krejt rastësisht, ” nga votimi i miliona qytetarëve në zemër te demokracive më të përparuara në botë “. Pjesëmarrja në zgjedhje e diasporës së re hungareze, polake, greke ose italiane është minimale në krahasim me mesataren përkatëse kombëtare, sepse votimi është i vështirë per ta: qendrat e votimit – kryesisht në ambasada ose konsullata – janë të pakta, shpesh larg dhe kërkojnë orë të tëra radhë për të depozituar voten ne kutinë e votimit.

Kjo, sipas Corriere della Sera, do të avantazhonte partitë “sovraniste” dhe nacionalistet në vend, në kurriz të atyre liberale dhe pro-evropiane. Në fakt, shtetasit hungarezë ose polakë që jetojnë jashtë vendit, shpesh në kryeqytetet e mëdha evropiane, janë hapur më “kozmopolite” dhe përparimtarë sesa bashkëqytetarët e tyre që kanë mbetur në shtëpi. Ata kultivuan një vetëdije transnacionale që në atdheun e tyre nuk do të maturohej. E cila nuk është domosdoshmërisht një virtyt por një fakt dhe analizë. 345 mijë votuesit hungarezë që emigruan në Gjermani, Itali apo pjesën tjetër të Evropës, shkruan Corriere, duhet të udhëtojnë deri në një ambasadë ose, vetëm ndonjëherë, në një konsullatë. Pjesëmarrja e këtyre hungarezëve është pra shumë e ulët – 15% në përgjithësi, 6% në Gjermani – dhe ndërmjet këtyre mërgimtarëve partia e Orban merr 11% më pak se mesatarja kombëtare, opozita centriste dhe pro-evropiane e Momentum 20% më shumë. E njëjta gjë vlen edhe për Italinë, e cila megjithatë lejon që qytetarët e saj që kanë emigruar jashtë vendit të votojnë më lehtë: në Britaninë e Madhe Lega ka marrë vetëm 11%, ndërsa Pd dhe + Evropa kanë dyfishuar konsensuset në krahasim me atë që kane mbledhur në shtëpi. Asgjë nuk është befasuese ne te vertete, por një fenomen fiziologjik që prek votat e qytetarëve që banojnë jashtë vendit.

Veritas.com.al/