TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë ka votuar agjendën e seancës plenare. Kuvendi kaloi sot në votim projektligjet e parashikuara në rendin e ditës, mes tyre edhe ligjin për Bankën e Shqipërisë, pas tensioneve të krijuara në seancë plenare, ku deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe hodhën tymuese në sallë.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi kalimin në votim të projektligjeve, propozim që u miratua me shumicë votash.
Deputetët e Partisë Demokratike Bledi Himçi, Ivi Kaso, Bledion Nallbati, Xhelal Mziu, me vendim të kryeparlamentarit Niko Peleshi u përjashtuan nga seanca pasi ndezën tymuese në sallë./
Komente