
Pista kryesore që po heton policia për vrasjen e 67 vjeçarit Dodë Mamli në Kurbin është ajo e motiveve të pronësisë. Gazetari Gjergj Figuri raportoi në një lidhje live se janë marrë në pyetje familjarët, të cilët kanë konfirmuar se 67 vjeçari ka pasur përplasje për tokën ku u gjet i pajetë të hënën në fshatin Zhejë.
Sipas gazetarit, pritet shoqërimi në polici i personave me të cilët kishte konfliktin 67 vjeçari.
“Pista kryesore është ajo e konfliktit të pronësië. Pas marrjes në pyetje, familjarët kanë konfirmuar se ka pasur konflikt me disa banorë të zonës në lidhje me ndërhyrjet që po kryente aty ku u gjet i vrarë. Ai kishte biseduar edhe me vëllain e tij dhe ka qenë ky që ka konfirmuar dinamikën e situatës. Këtu janë referuar edhe hetimet kryesore. Pritet marrja në pyetje e personave me të cilët ka pasur konflikt.“, raportoi gazetari.
Dodë Mamli u gjet i pajetë me një plumb në kokë dhe disa të tjerë në gjoks pasditen e së hënës në fshatin Zhejë. Përveç motiveve të pronësisë, policia ka marrë në konsideratë edhe hakmarrjen pasi dy djemtë e 67 vjeçarit, Enrik Mamli, dhe Tom Mamli, kanë vrarë në vitin 2015 Naim Tafën në Mamurras.
Në atë kohe të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë
Komente