![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2018/01/GettyImages-901301982-640x480.png)
Përfaqësuesja e Lartë për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurimit në BE, Federica Mogherini, ka dënuar ashpër vrasjen e Oliver Ivanoviç.
Përmes bisedave telefonike me presidentët Aleksandar Vuçiç e Hashim Thaçi, zonja Mogherini theksoi nevojën që autoritetet përkatëse kosovare të gjejnë sa më shpejt autorët e kësaj vrasjeje dhe t’i vendosin ata përpara drejtësisë.
Sipas Mogherinit, misioni i EULEX për Sundimin e Ligjit do të mbështesë autoritetet sipas mandatit. Përfaqësuesja e lartë u ka bërë thirrje palëve të tregojnë qetësi dhe përmbajtje dhe t’i hapin rrugë ligjit dhe drejtësisë në zbardhjen e këtij rasti.
Veritas.com.al/