Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim te përjetshëm 32-vjecarin Kristjan Cenaj i cili u akuzua për vrasjen e groposjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Mamurras në vitin 2025. Bëhet me dije se kjo masë dënimi ishte kërkuar dhe nga prokurori i çështjes i cili arriti të provojë përfshirjen e tij në krim.

Prokuroria kishte kërkuar edhe “aplikimin e periudhës së sigurisë” që nënkupton se edhe pasi të bënte 35 vite burg të mos i jepej mundësia për lirim për kohë me kusht, por kjo nuk është pranuar nga gjykata. Nga ana tjetër mësohet se avokati i familjarëve te viktimës u shpreh i kënaqur me vendimin, por kërkon zgjerim te hetimeve.

Në vitin 2015 Kristjan Cenaj vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj në Mamurras për t’i vjedhur viktimës orën Rolex dhe varesen e floririt. Krimi u zbulua në 2022-shin kur u gjetën eshtrat e groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në Fushe Kuqe të Kurbinit, afro 7 vite nga zhdukja e 16-vjecarit. Kristjan Cenaj, i cili prej dy vitesh gjendet në paraburgim ka mbajtur qendrim mohues, duke pretenduar se nuk është ai vrasësi.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *