Një krim i dyfishtë është regjistruar mesditën e kësaj të premte në Gramsh, ky 75-vjeçari ka vrarë gruan dhë vëllanë e tij. Report Tv mëson se ngjarja e rëndë është regjistruar në në fshatin Tervol të Njësisë Administrative Pishaj. Autori, Xhevit Sinani ekzekutoi me sëpatë bashkëshorten e tij, Zegjine Sinani dhe të vëllanë, Shaqir Sinani për motive që ende nuk dihen.
“Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë kanë kapur në këto momente autorin e krimit të dyfishtë . Dyshohet se shtetasi Xhevit Sinani rreth 75 vjeç, dyshohet se ka vrarë me sende të forta bashkeshorten Zeqine Sinani dhe vëllanë e tij Shaqir Sinani”, njofton policia.
Ka dyshime se autori ka probleme të shëndetit mendor, megjithatë, ky detaj nuk është konfirmuar zyrtarisht
( Autori i krimit)