Nga: Ylli Dylgjeri/

Në një fshat ne jug të Shqipërisë jetonte një furrxhi me emrin Xhaferr. Ai piqte simite të ngrohta dhe të shijshme dhe ia shiste banoreve që kalonin aty pari. Erdhi një kohe qe simitet e tij kërkoheshin aq shume saqë fitoi emër e reputacion ne gjithë zonën përreth. Një dite i vjen me plaku i fshatit dhe i porosit një simite.

-Do ta marr me vone -i thotë ai- Ma ruaj pak . Dhe Xhaferri e le mënjanë një simite për të.

Më vonë dynden njerëzit e sapo ardhur nga punët e tyre dhe duan te blejnë simite.

Në pune e sipër, nga rrodha e gjate e blerësve, Xhaferri harron qe ka lënë një simite mënjanë për plakun e fshatit dhe e ngatërron me te tjerat. Kur vjen plaku ta marre simiten, Ai behet tym qe e ka ngatërruar dhe nis e kërkon atë midis te tjerave. Ben rrëmujë gjithë furrën, kur fare mire mund t’i jepte plakut çdo simite qe t’i zinte dora. I shkreti, nga puna e madhe, e kishte humbur fare dhe gjithë fshati domosdo e mbante avaz dhe e përsëriste shpesh ndodhinë e Xhaferrit me simiten aq sa ka mbetur deri ne ditët e sotme :

Mos e humb si Xhaferri simiten!

Kjo ishte rrëfenja.

Po Xhafa ish Ministri ynë i Brendshëm e ka humbur “simiten” ?

Unë them: Jo!

Them jo, se kam nja 40 vjet që njihem me Fatmirin në punë të përbashkët nga koha e rinisë. Fatmir Xhafa e mban mënd çdo “simite” që ka pjekur dhe… ka djegur. Vetëm duroni.

Ai i servir te ftohta. Ashtu siç serirët hakmarrja.

Veritas.com.al/